Loading...

“Vrasja” që çoroditi botën, agjenti rus Babchenko: E inskenova që t’i iki fatit të Skripal

Arkady Babchenko, gazetari rus që ka inskenuar vdekjen e tij në Ukrainë, ka thënë të enjtën se i është dashur të bëjë një veprim të tillë, pasi është frikësuar se mund të përfundonte sikur ish-agjenti rus, Sergei Skripal, që është helmuar me agjent nervor në Britani, transmeton Reuters. Zyrtarët ukrainasë kanaë raportuar në mbrëmjen e së martës për vdekjen e kritikut të Kremlinit në Kiev. Disa zyrtarë të autoriteteve ukrainase kanë pretenduar se Rusia ka qenë mbrapa vrasjes, derisa Moska e ka kundërshtuar ashpër një gjë të tillë.

Një ditë më vonë Babchenko ka treguar se ka inskenuar vrasjen së bashku me zyrtarë të sigurisë ukrainase për të dështuar atë që e ka cilësuar komplot të Rusisë për vrasjen e tij. “Secili thotë se kjo dëmton besimin te gazetarët, çfarë do të bënit ju në vendim tim, nëse ata do të vinin te ju dhe do t’iu godisnin?”, ka thënë ndër të tjera gazetari. Babchenko ka thënë se ka menduar të largohet nga Poli Verior në momentin që ka kuptuar planet për vrasjen e tij, mirëpo i është kujtuar se edhe “Skripal ka tentuar të ikë”, shkruan Rel.

Autoritetet britanike kanë thënë se Skripal, ish-agjent i dyfishtë dhe vajza e tij Yulia janë helmuar në muajin mars me agjent nervor të kategorisë ushtarake në Sallsbëri. Britania fajëson Rusinë për këtë incident, derisa Moska hedh poshtë vazhdimisht këto akuza.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com