[sgmb id=”1″]
Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga polici greke.
Ai akuzohet se është përfshirë në trafik ndërkombëtar të drogës dhe i dyshuar për një vrasje në Shqipëri, raportojnë sot mediat lokale.
Operacioni është kryer në banesën e tij. Po ashtu thuhet se shqiptari, pjesë e një grupi kriminal që kryen trafik drogë nga Shqipëria në Greqi, kishte detyrë marrjen dhe transportimin e sasive të drogës nga kufiri i gjelbër greko-shqiptar me qellim magazinimin e tyre në banesën e tij Athinë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u gjetën 3 kg 862 gram marijuanë, 1 pistoletë me krehër, 1 thikë dhe 1 peshore.