Në Gjykatën e Apelit të Ankonës në Itali është mbajtur seanca për dy shqiptarët e akuzar për një vrasje. Sot kanë dalë para gjyqit shqiptarët Igli Meta dhe Mario Mema.
Këta dy persona janë të akuzuar për vrasjen e Ismaele Lullit, vrasësin 17 vjeçar, tre vjet më parë në Sant’Angelo në Vado.
Nëna e viktimës vazhdon të kërkojë burgim të përjetshëm për të dy ata, por gjykata ka vendosur një dënim maksimal 28 vite e katër muaj.
“Unë kërkoj falje për të gjithë, jam gabim dhe dua të paguaj për atë që kam bërë, por nuk e kam vrarë Ismailin”, tha Meta në sallën e gjyqit.
“Nuk mund të them se jam i lumtur, por tani djali im mund të pushojë në paqe”, komentoi nëna e Ismaelit.
Ngjarja e ndodhur
Vrasja ndodhi më 19 korrik të 2015-ës si hakmarrje kundër Ismailit, ‘fajtor’ se kishte patur një marrëdhënie të fshehtë me të fejuarën e Iglit, Ambra. Ky i fundit u njoftua nga një mik për tradhtinë dhe që nga ai moment mendoi si të vinte në zbatim hakmarrjen e tij.