Loading...

Ku është Adriatik Llalla? Përgjigjet ambasada gjermane

Ditët e fundit në disa media online, është dhënë lajmi se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka kërkuar azil politik në Gjermani. Por për të mësuar se si qëndron e vërteta Report TV i drejtoj një pyetje ambasadës gjermane në Tiranë, nëse ish numri 1 i akuzës shqiptare, ka kërkuar azil apo jo. Përgjigjja që morëm është kjo:

“Shumë faleminderit për kërkesën tuaj. Përcaktimet ligjore në Gjermani nuk lejojnë, që informacionet rreth rasteve të azil kërkimit të bëhen publike. Këtu përfshihet edhe informacioni, nëse është aplikuar për azil apo jo”, shprehet ambasada gjermane.

Pavarësisht kësaj përgjigje ngrihen disa pyetje ku ajo më kryesorja se si është i mundur që një shtetas shqiptar siç është zoti Llalla mund të jetojë në një vend si Gjermania në zonën “Schengen” ku maksimumi qëndrimit është 90 ditë.

Nga burime jo zyrtare ka mësuar se zoti Llalla dhe familja janë duke jetuar në qytetin Bremen të Gjermanisë. Më 16 maj 2018, Kolegji i Posaçëm i Apelimit mori në shqyrtim kërkesën e Komisionerit Publik drejtuar Kolegjit të Posaçëm Apelimit ku kërkohet që ish-Prokurori Adriatik Llalla t’i nënshtrohet Vettingut.

Avokati Sokol Azizi i tha Kolegjit të posaçëm të Apelimit se klienti i tij Adriatik Llalla nuk është në dijeni të seancës.

“Unë jam vendosur në dijeni për seancën nga mediat. Me klientin kam folur dy javë më parë nëpërmjet bashkëshortes, kam prokurë të përgjithshme për ta përfaqësuar”.

Ditën e nesërme trupa gjykuese e përbërë nga; Sokol Como, Luan Daci (relator), ish-kryeprokurorja Ina Rama, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari do të shqyrtojnë këtë çështje përsëri. Për zotin Llalla tashmë ka një hetim që nisi nga Prokuroria e Durrësit por kjo Prokurori nuk i vijoi ato për moskompetencë duke ia kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Hetimet janë regjistruar për veprat penale të “Refuzimit për deklarim, mos deklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”. “Mos deklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale “ dhe të “Shpërdorimit të detyrës”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com