Loading...

Cilat janë lidhjet e Gjiknurit me drogën?

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe Damian Gjiknurit në lidhje me gjendjen ku ndodhen minierat në Bulqizë.
Gjatë fjalës së tij, kreydemokrati Basha tha: Kam vizituar sot Selim Zenelin, një nga dy të plagosurit në aksidentin e djeshëm në minierat e kromit në Bulqizë, i cili ka pësuar fraktura, por ndodhet, fatmirësisht, jashtë rrezikuar për jetën.
Pas deklaratave të Bashës ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri.
Ky i fundit shkruan se regjisori i Babales sot i është rikthyer politikës së korbave, ndërsa thotë se qeveria Rama po paguan faturat e vjetra.
‘Regjisori i Babales ju rikthye sot politikës së korbave duke përdorur politikisht fatkeqësitë njerëzore dhe aksidentet në punë gjatë aktivitetit minerar.
Luli e di shumë mirë se ajo çka vazhdojmë ta paguajmë sot është fatura e “babale partisë” së tij dhe qeverisë në të cilën ishte pjesë, që parcelizuan në mënyrë kriminale çdo vendburim minerar duke u bërë shkak për rritjen e aksidenteve’, thotë Damian Gjiknuri në reagimin e tij.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar ashpër nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.
Me një shënim të shkurtër Paloka thotë se gati janë dosjet e Gjiknurit e lidhjet e tij me drogën e krimin.
‘Damian Gjiknuri, ke dhe ti dosjet e tua prej muajsh për lidhjet e tua me drogën dhe krimin e organizuar. Gjithçka është e dokumentuar, ta dish se nuk të shpëtojnë dot, për shumë gjatë Rama-Marku-Xhafa-Prela.
Merr masa mos të vjedhin edhe shtëpinë e tezes ose ndokujt tjetër.
Tik tak tik tak Damian….’, shkruan nënkryetari i PD-së, Edi Paloka në Facebook.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com