Loading...

U akuzua për censurë, shpjegon arsyjet pse nuk u botuan të plota fotot e Grida Dumës

Një përgjigje jo e detyruar, por për hir të transparencës, kuriozitetit të kolegëve dhe atyre që ndoshta nuk morën atë që pritej, si redaksi i detyrohet jo vetëm një sqarim, por më shumë sesa një sqarim.
Sot në mesditë në redaksinë e CNA mbërritën disa foto të disa personazheve të rëndësishëm politikë në vend. Disa foto të deputetit Ervin Salianji, disa foto të zonjës Grida Duma dhe foto të tjera, por përtej kësaj edhe disa materiale shtesë në lidhje me një video të publikuar prej nesh disa kohë më parë, midis deputetit Ervin Salianji dhe shtetases G.D, një bisedë që zhvillohej në ambientet e Parlamentit.

Sot ne paralajmëruam publikimin e materialeve të tjera dhe publikuam vetëm dy foto të fundit të cilat ishin marrë diku rreth mesditës dhe për të cilat ne kishim shumë dyshime. Por në fakt ne i publikuam ato thjeshtë si disa foto normale pa asnjë gjë të keqe, që ndoshta më shumë i përkisnin rubrikës rozë.

I nevojshëm sqarimi është jo vetëm për kolegët e “Pamflet-it” apo e medieve të tjera që prisnin foto totalisht pa censurë ashtu si  kemi vepruar këto vite. Ne jemi pa censurë dhe do të vazhdojmë të jemi pa censurë, por fotot dhe publikimi i tyre në fakt do të shkelte etikën tonë. Këtë e themi sepse edhe disa foto të zotit Salianji janë private, krejtësisht dhe të zonjës Duma apo dhe foto të tjera, për të cilat askush, jo ne, por askush nga mediet nuk ka të drejtë t’i publikojë.

Dikush do të pyes ku ndryshon zbutja juaj në rastin e agresivitetit që keni pasur në videon e Salianjit me shtetasen G.D. Këtë po e sqarojmë me dy fjali.

Së pari në videon Salianji-G.D gjithçka është e regjistruar, është autentike dhe është bërë në ambientet e Parlamentit. Pra qytetari nuk është është njeri i thjeshtë, por është përfaqësues i popullit deputet i zgjedhur që paguhet nga taksat e shqiptarëve. Kurse në rastin e fotove të ardhura në redaksinë tone të cilat ne nuk pranuam t’i publikojmë, por zgjodhëm vetëm dy prej tyre dhe refuzuam për t’i publikuar ato apo për t’i mbajtur, kjo erdhi sepse ishin totalisht foto private dhe intime të qytetarëve të thjeshtë.

Pra ne nuk mund të cënojmë dhe të shkojmë tek jeta private, tek vila e dikujt në Qerret, tek hyrja e pallatit në Tiranë, vila të tjera, hyrje të tjera hotele, motele apo histori të tilla që ne nuk na duhen aspak.
Ajo që na duhet ne është historia dhe sjellja politike. Përtej saj ne nuk kemi asnjë lloj dyshimi dhe jemi të qartë se kjo nuk është censurë, por është liri e tyre private, pra e çdo qytetari qofshin këta deputetë, ministra që do shohin jetën e tyre.

Dhe ne zgjodhëm që këto foto të mos i publikojmë vetëm për këtë arsye. Njerëzit kanë jetën e tyre private dhe ne duhet ta respektojmë atë, ashtu sikundër ne do të jemi të gatshëm dhe shumë agresivë që të publikojmë gjithçka nga ato materiale të cilat nuk cënojnë jetën private të askujt.

Këtë e kemi bërë dhe do ta bëjmë dhe gjithmonë do t’i qëndrojmë këtij parimi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com