Sipas njoftimit të policies së Kosovës janë realizuar kontrolle dhe inspektime në 28 bare dhe lokale të ndryshme.
Në këto lokale, autoritetet kanë hasur në 183 femra: 122 shtetase të Shqipërisë, 56 shtetase të Kosovës, 2 shtetase të Serbisë, dy shtetase të Maqedonisë dhe një shtetase bullgare.
Inspektorët kompetentë kanë mbyllyr shtatë prej këtyre lokaleve.
“Të gjitha shtetaseve të huaja u janë konfiskuar dokumentet (në mungese të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit) dhe u janë lënë ftesat për t’u paraqitur në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj”, thuhet në njoftim