Loading...

SHBA zgjat marrëveshjen bërthamore me Iranin

[sgmb id=”1″]

Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar lehtësimin e sanksioneve për Iranin, pavarësisht kritikave të kaluara të presidentit Donald Trump.

Lehtësimi i sanksioneve është pjesë e një marrëveshjeje bërthamore që është arritur në vitin 2015 nga administrata e presidentit të atëhershëm Barack Obama dhe pesë fuqi të tjera botërore.

Trump e ka përshkruar marrëveshjen si ujdinë më të keqe, të bërë ndonjëherë.

Megjithatë, Thesari amerikan lëshoi sanksione të reja kundër zyrtarëve specifikë dhe një biznesi kinez, që ka lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Ky veprim do të thotë se sanksionet që ndalojnë kompanitë amerikane të punojnë me Iranin, tash për tash mbeten të pezulluara.

Në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, Irani ka kufizuar aktivitetin e tij bërthamor.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com