Video ku ambasadori Donald Lu shfaqej duke kërcyer me Ilir Metën dhe Fatmir Mediun, bëri xhiron e medive. Nën tingujt dhe ritmin e këngës së “Baftjarit”, Donald Lu ka kërcyer fort dhe ka festuar me tërë forcën e shpirtit pikërisht me “peshqit e mëdhenj” Ilir Meta, Fatmir Mediu e Lulzim Basha.
Ndaj nuk mund të mungonin edhe vargjet për njeriun “Shpresë” të shqiptarëve.
Shkruan Sikënder Lazaj
Lu o more Lu
Ç’na bëre kështu
Për të kapur peshqit
Do rrije këtu!
Mos na thua janë peshq të mirë
Se s’ ka kripë fare shakaja
Kërceje vallë me dëshirë
Apo si prifti nga belaja?!
Kush ta hëngri grepin vallë
(se për rrjetë as bëhet fjalë)
Nëse thure rrjetë vërtet
Brenda duket se re vetë!
Rreth e rreth valle ‘baftjarit’
Porsi rrjeta e gjahtarit
Të kanë hedhur rrjetën, Lu
Të kuq, mavi edhe blu!
Katër vjet për të thurur rrjetën
Krahë për krahë me ‘xhuljetën’
Po ikën duarëbosh e trok
S’kape dot asnjë cironk!
Mësove gjuhën e tyre
Për t’i’ua përplasur fytyre
Bashkë me gjuhën edhe veset
Ndaj me ta vallja të mplekset!
Të mplekset vallja dhe kënga
S’di se si të bënte këmba
si të bënin vallë këmbët
Kur kërceje e hapje dhëmbët!
Dhe at’ pak shpresë të shqiptarit
E dogje në vallen e ‘baftjarit’ !