Lame njoftoi se tashmë është bërë gati ‘lista e zezë’ me subjektet që kanë pallate të braktisura apo në ndërtim, e cila do t’i dërgohet çdo bashkie, e me pas subjektet do te penalizohen, me mosdhënie lejesh për ndertim.
Asnje subjekt nuk do te marrë më leje ndertimi, pa mbyllur më parë një ndërtim që ka nisur. Kështu ka deklaruar sot gjatë një konference për mediat, Artan Lame, i cili ka thëne se gjysma e lejeve të dhëna nga bashkitë janë me shkelje.
“Problemi i pallateve të braktisura i ka rrënjët çerek shekulli më parë dhe vazhdon të rëndohet. Për herë të parë një qeveri shqiptare ka filluar ta trajnojë. Janë mbi 1200 objekte të evidentuara dhe në procedura. 102 pallate të legalizuara deri më sot. Në tiranë janë 85 pallate të tjera në procedurë. Në rang republike gjysma e lejeve të dhëna nga bashkitë rezultojnë me shkelje”- tha Lame.
Sipas tij, procesi ka filluar dhe po ecën përpara me mbështetjen e madhe të qytetarëve.
“Janë të shumtë subjektet që vazhdojnë të luajnë se macja me miun’, duke na sjellë vërdallë si institucion. Do fillojmë tu përcjellim bashkive listat e këtyre subjekteve, duke ju kërkuar bashkive që ata të mos pajisen më me leje pa shlyer procesin e legalizimit. Sot do t’i përcillet Bashkisë Tiranë lista e zezë. Bllokimi i këtyre subjekteve do ndihmonte që këta persona të bëjnë sërish dëm, duke marrë të tjera leje ndërtimi”- tha ai.