Që prej datës 25 maj Pamfleti ka lajmëruar ndalimin e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla nga autoritet gjermane. Kanë kaluar pesë ditë dhe heshtja ka pllakosur të gjithë, por askush nuk e përgënjeshtron këtë fakt.
Shkëlzen Berisha me ushtarët e tij mediatik menjëherë pas publikimit të lajmit u përpëlit ta sfumojë duke përgënjeshtruar ndalimin, por pavarësisht përpjekjeve titanike për t’i mbyllur gojën, Adriatik Llalla është i penduar në duart e ndërkombëtarëve.
Organet ligjzbatuese gjermane kanë marrë në pyetje ish kryeprokurorin Llalla, cili është i akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”. Mësohet se Adriatik Llalla ka mbi 6 milionë euro abuzime me tenderat dhe që dje ka filluar procedimi ndaj tij.
Ish Prokurori i Përgjithëshëm Llalla, i vetmi Kryeprokuror i shpallur “nongrata” nga SHBA, është i implikuar dhe në çështje të trafikut të drogës dhe shitje të sekreteve hetimore në këmbim të shumave marramendëse të trafikantëve të fuqishëm.
Tashmë që Adriatik Llalla ka folur për autoritete gjermane-amerikane, ai nuk do të jetë vetëm i pari “peshk i madh”, që do të bie në rrjetë, por do të marrë me vete edhe kupolën që ka diktuar lëvizjet e tij.
Arrestimi i Adriatik Llallës do të jetë fillimi i rënies së ngrehinës së kalbur të sistemit të degraduar politik dhe juridik në Shqipëri, i një sistemi të korruptuar për përmbysjen e të cilit janë investuar fuqishëm instucionet ligjzbatuese ndërkombëtare nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë.
Shumë shpejt do të dalë në dritë ku jeton Adriatik Llalla në Gjermani dhe në emër të kujt është vila e blerë prej tij. Gjithçka mbetet çështje ditësh…/Pamfleti