Loading...

Ndodhi e pamendueshmja! Basha mbyll cadren: PD-ja nis fushaten elektorale!

[sgmb id=”1″]

Menjëherë pas takimit tre orësh kokë me kokë me shefin e qeverise, Basha lë rreth orës 01:15 të mëngjesit kryesine e kuvendit, dhe ju drejtua Cadres së Lirisë, sic ai ka ‘pagezuar’ vendin e protestës së opozites me qytetaret që rezistuan në 90 ditë.

Duke deklaruar mbylljen e cadres, Basha tha se Partia Demokratike dhe aleatet e saj që ju bashkuan kauzes dhe deri dje i qendruan vendimit për bojkot të zgjedhjeve, nga dita e neserme do të nisin fushaten elektorale për garen në zgjedhjet parlamentare të dekretuara me 18 qershor. Por sipas paketës McAllister Plus që palet deklaruan keto orë të para të mëngjesit se kanë arritur dakordesi, zgjedhjet mund të mbahen edhe me 16 korrik, kohë që duhet për të vënë në zbatim të gjitha pikat e zgjidhjes së ofruar nga ndërkombëtaret.

“E pamendueshmja e tre muajve me parë, sot është realitet. Gjithcka ka ndryshuar. Nesër nisim përgatitjet për tu dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha duke shtuar se erdhi koha që qytetaret të marrin në dorë fatin e tyre. “Gjithcka do të jetë ndryshe, asgjë si më parë”, – tha Basha.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com