[sgmb id=”1″]
Ndërsa takimi mes partive i ka kaluar 70 minutat që kur ka nisur në kryesinë e Kuvendit, kanë dalë edhe detaje e para nga biseda brenda.
Burime nga tryeza kanë bërë të ditur për SYRI.net se Lëvizja Socialiste për Integrim dhe PDIU-ja e kanë braktisur Edi Ramën.
Burime thanë se Petrit Vasili dhe Shpëtim Idrizi janë shprehur se mbështesin plotësisht paketën McAllister+ të pranuar dhe propozuar edhe nga zv/ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee.
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili ishte një nga iniciuesit që mbodhi sot krerët e partive parlamentare për të diskutuar për një zgjidhje për krizën politike.
Ai tregon se për çfarë u diskutua sot në tryezën e mbledhur në Kryesinë e Kuvendit.
“Kemi pozicione të përafërta po edhe të ndryshme, opozita ka theksuar që ka miratuar pa asnjë kusht paketën e ofruar nga Hyot Brian Yee dhe ambasadori Donald Lu.
Kemi theksuar se nuk kemi debat për asnjë çështje, për ta parë këtë si një paketë fuksnionale.
Nesër të mbildhet parlamenti, të votohet vettingu dhe të shkojmë drejt zgjehdjeve të lira dhe të ndershme. Ky është qëllimi ynë, nuk ka asnjë qëllim tjetër.
Rama është shprehur, por ne nuk po dalim jashtë paketës, duhet miratuar pas asnjë lloj ndryshimi paketa McAllister, bashkë me disa mendime të shtuara, si edhe propozimi që ka ardhur nga vetë Zoti Rama.
Rama ka gojë të flasë vetë, unë di të them atë çka kemi diskutuar sot.
Si një zgjidhje që garanton një proces normal, ata do flasin vetë, shpresoj nga ata të ketë vullnet për të bashkëpunuar dhe të ketë një reflektim të kryeministrit.”, u shpreh Mediu.