[sgmb id=”1″]
Një lajm i trishtë për vlonjatët.
U nda nga kjo jetë një Kampion i madh i Vlorës dhe i Shqipërisë.
Mes të gjallëve kampionëve- legjenda, Vlora do të ketë një më pak.
Ai është Rexhep Rapushi Kampion kombëtar që nga viti 1957 Trajner i ekipit kombëtar 1978-1983 “Mjeshtër i Merituar i Sportit” në vitin 1965 dhe “Medalje e Artë “”Për merita në fushën e Sportit” Kampion kombëtar – 1957 deri në vitin 1966 Fitues i medaljeve të arta në Spartakiadën Kombëtare – 1965-1969-1974-1979-1984.
Në kampionatin ballkanik 1982 në Athinë, ekipi kombëtar i drejtuar prej tij në vendin e dytë Në kampionatin ballkanik të vitit 1983 në Stamboll, renditet në vendin e parë duke fituar medaljen e artë. Rexhep Rapushi ishte trajneri i i një brezi qitësash kampion të “Flamurtarit” që bën emër të madh në sportin e qitjes shqiptare.
I harruar nga shteti pas viteve ’90 dhe i pavlerësuar nga qyteti i tij, të cilit i dha një emër të madh në rang kombëtar e ndërkombëtar. Lamtumirë Mjeshtër!
Emri dhe vepra jote do të mbetet në historinë e Vlorës. Faleminderit për “dosjen” tënde sportive që e vendose në dispozicion të librit “Kampionët e Vlorës 1930-1990”