Loading...

Bashkimi Europian sjell lajmin e madh për shqiptarët

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka cilësuar “lajm të madh” atë që do ta sjellin përfaqësuesit e Bashkimit Europian në muajin qershor. Sipas tij, kjo është një nga pjesët më kryesore të procesit të liberalizimit të vizave.

I pari i Qeverisë së Kosovës ka konfirmuar se takimi me përfaqësuesit e BE-së është paraparë të bëhet brenda dhjetë ditëve të ardhshme, raporton rrjeti “Insajder”.

“Në 10 ditë që po vijmë ne kemi parapë një takim me përfaqësuesit e BE dhe me iu kthy agjendës Evropiane. Në Qershor vjen lajmi i madh, por nuk përfundon aty, e pas kësaj duhet me u fokusu në punët nacionale”, ka thënë Haradinaj para pak minutash.

E për këtë proces, Haradinaj ka kërkuar ndihmën e të gjithëve. Përveç që medieve i shkroi letër ditë më parë, ai sot ka ftuar elitën nga sporti e muzika që ta bëjnë të njëjtën gjë.

“Na duhet ndihma e të gjithëve. Ftoj elitën tonë qoftë nga sporti, muzika e gazetarët që të kontribojnë në këtë proces”, ka shtuar kryeministri.

E ky takim i përfaqësuesve të BE-së me zyrtarët kosovarë rreth procesit të vizave, nuk është i pari. Zyrtarët e BE-së ishin para disa javësh në Kosovë ku analizuan disa procese dhe dhanë sugjerimet e fundit.

Ndryshe, sipas njohësve dhe udhëheqësve shtetërorë, në qershor Kosova merr vulën rreth procesit të liberalizimit, i cili ka pak gjasë të ndodhë në shtator, e më shumë gjasë ka që të ndodhë në dhjetor, clëson “Insajder”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com