Loading...

Paris, Rama takon Vuçiç, mesazh ‘kërcënues’ BE-së: Europa feja e shqiptarëve, e tmerrshme nëse kjo ndryshon

Përpara se të nisë vizitën zyrtare në Vjenë, kryeministri Edi Rama është ndalur në Paris, ku u zhvillua takimi vjetor i Këshillit Europian për Marrëdhënie me Jashtë. Në kryeqytetin francez, Rama është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç si dhe diplomatin që organizoi takimin.

Fotot nga ky takim janë publikuar në rrjetet sociale nga ish-kryeministri suedez, Carl Bildt i cili mban detyrën e Kreut të Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë. Në fjalimin e tij në këtë konferecë, Rama e vuri theksin te perspektiva europiane e Shqipërisë në prag të vendimit të Brukselit për çeljen e negociatave. Kreu i qeverisë shqiptare ka përsëritur se feja e shqiptarëve është Europa.
Europa është feja jonë. E tmerrshme nëse kjo ndryshon. Jam i shqetësuar për perspektivën europiane pas mbledhjes së Qershorit.

Nga ana e tij, diplomati suedez, Carld Bildt kritikoi BE-në për punën e bërë në drejtim të Ballkanit Perëndimor. Ai ka thënë se Rusia dhe Turqia po shfrytëzojnë këtë hapësirë të lënë nga Brukseli.
Rusia dhe Turqia po bëjnë punën e tyre shumë mirë. Por a do të jetë gati Evropa të bëjë punën e saj me Balkanin. Çështja e madhe që po mbizotëron. Ballkani nuk duhet të mbetet çështje e zvarritur për BE. Jo opsionit të një statusquo-je për Ballkanin, Europa ose shkon përpara ose rrëshqasim në të shkuarën.

Pas qëndrimit në Paris, Rama do niset në Austri ku pritet të takohet me homologun austriak, Sebastian Kurz, në vijim të lobimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com