“Babai tha se e kishin dhunuar në Polici dhe e kishin detyruar e bere presion të pranonte vjedhjen”.
Me lot në sy, Romina Kallami, e bija e 47 vjecarit Ardian Kallami që u vetëvar dje në Vaun e Dejës ka treguar bisedën e fundit me të atin.
Ai i kishte thënë se do të bënte vetëgjyqësi, pasi ishte thirrur disa herë në Komisariat për tu marrë në pyetje për një vjedhje pranë shtëpisë së tij që policia dyshonte se e kishte kryer ai.
“Kontaktet e fundit me te ishin pak minuta para ngjarjes, me tha se ketu nuk ka as shtet, as ligj, asgje”, rrefen Romina.
Kallami u percoll sot per ne banesen e fundit.