Loading...

Alarmohen të gjithë/ Prag sezoni janë shpallur 12 plazhe të ndotura në Shqipëri, shmangini menjëherë

Plazhet që janë vlerësuar me notën “dobët” janë 12 të tilla, nga 102 plazhe gjithsej. Në faqen e internetit të agjensisë europiane, është paraqitur edhe një hartë, që mund ta shihni më poshtë, nga ku gjithsesi është e vështirë të kuptohen plazhet ekzakte që janë vlerësuar me notën “dobët”.

Me ngjyrën e kuqe janë shenjuar plazhet më të ndotura të vlerësuara “dobët”, me blu janë plazhet e vlerësuara “shkëlqyeshëm” për nga cilësia e ujit, ndërsa me ngjyrën e kaltër, ato që janë vlerësuar “mirë”. Në ngjyrën e gjelbër janë plazhet e vlerësuar “mjaftueshëm”.

Raporti bazohet në analizat e 914 kampioneve të ujit. Kampionet u morën në 102 plazhe gjatë sezonit turistik të vitit të kaluar në ditë të ndryshme. Sipas raportit analizat janë bërë për bakteret “Escherichia coli” dhe “enterococcus faecalis”, që janë tregues i derdhjes së fekaleve në det.

Gjithsesi në raport thuhet se 12 plazhet që u vlerësuan me notën “dobët” janë 1 më pak se vitin 2016 dhe ka një pëmirësim të dukshëm me vitin 2015.

Ndotja e ujit nga fekalet mbetet një rrezik për pushuesit vëren raporti, pasi bëhet shkak për sëmundje të ndryshme. Shkaku kryesor i ndotjes janë shkarkimi i ujërave të zeza në det dhe derdhjet e rrëmbyeshme që sjellin lumenjtë, në veçanti pas reshjeve të shumta.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com