Loading...

Rama reagon për herë të parë: Jua tregoj unë çfarë do të ndodhë nesër.

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Rama do hapë zyrtarisht fushatën zgjedhore për PS-në ditën e nesërme në Tiranë.

Kete e ka deklaruar sot në Elbasan, në një takim me gratë socialiste atje.

Rama tha në nisje të fjalës së tij, se ai është i lumtur që “rrugëtimin e 18 qershorit” e hap me gratë.

“Më vjen mirë që rrugëtimin tonë në zgjedhjet e 18 qershorit e hapim këtu, në Elbasan me gratë”, tha Rama.

Në këtë mënyrë, Rama tregon se nuk ka ndërmend që ta lëshojë datën e zgjedhjeve, të cilën opozita kërkon ta shtyjë.

Ai tha se nesër hap zyrtarisht fushatën zgjedhore në Tiranë. “Jemi ne fazen permbyllese te nje krize sot. Neser hapim zyrtarisht fushaten”, tha Rama.

Megjithate, Rama nuk sqaroi nese fushata do te nise me PD-ne ne zgjedhje, apo ne bojkot te saj.

Ai akuzoi PD-ne se ka nxitur konflikt edhe me nderkombetaret, pasi nuk do qe te votoje vetingun.

Rama tha se ai ka bere te gjitha perpjekjet per t’ia krijuar kushtet opozites qe te hyje ne zgjedhje.

Ai madje perdori edhe nje batute, duke thene se i ishte lutur Lulzim Bashes me shume se Romeo Zhuljetes ne vepren e Shekpsirit.

“Nuk ka asnje qeveri ne bote qe t’i leshoje kaq shume opozites. Erdhi puna qe ne u terhoqem nga zgjedhjet ne Kavaje, sepse donim t’i jepnim nje shans real PD-se, qe te kthehej ne rrugen e duhur. I jam lutur Lulzimit me shume se Romeo Zhuljetes.

E thame shume qarte se terheqja nga Kavaja nuk ishte prova se ne kemi frike. Ishte prova se ne na dhimbsej edhe vendi, edhe qetesia e njerezve edhe mbarevajtja e procesit demokratik.

Tani jemi ne oret e fundit dhe ata vazhdojne lojen. Tani jane dakord per ato qe nuk ishin dakord ne ate kohe kur duhet te ishin.

Po mire me falni, cfare eshte Shqiperia, oborr kopshti per te ndjekur femijen grindavec?!”, tha Rama.

Rama sqaroi edhe se pse nuk shtyhen zgjedhjet. “Kjo puna e zgjedhjeve eshte si ajo e provimit. Nuk mund te paraqitesh ne provim kur do ti. Ka nje date. Nese s’do te shkosh atehere eshte e drejta jote”, tha Rama.

Per negociatat

“Ajo qe eshte zhvilluar nuk eshte nje negociate. Une e kam thene kur kam dale nga takimi i fundit me Presidentin, se per mua çeshtja eshte mbyllur. Ne u terhoqem nga Kavaja, ata e kishin mendjen te benin urra per fitoren dhe nuk reflektuan. Ne i leshuam te gjitha, ata nuk pranuan. Keshtu ne s’kemi me çfare negociojme”, tha Rama.

Lulzim Basha ka ne tryeze nje oferte. Ajo mbeshtetet nga miqte tane, SHBA-te. Dhe eshte i ftuar qe ta konsideroje dhe ne kendveshtrimin tim, duhet ta pranoje. Pastaj kjo eshte ne doren e tij dhe PD. Nje gje eshte e sigurt. Ne nuk luajme me Shqiperine, as me njerezit dhe as nuk luajme me rregullat qe i kemi percaktuar dhe qe ua kemi bere njerezve te ditur ato rregulla”, tha Rama.

Rama tha se PD dhe aleatet kane kohe deri sot ne oren 23:59 per te pranuar oferten dhe per te hyre ne zgjedhjet e 18 qershorit.

Sipas tij, nese PD refuzon, atehere vetingu kalon me 18 qershor,

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com