[sgmb id=”1″]
Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një përleshje me armë që ka ndodhur pak minuta më parë afër Fakultetit të Shkencave Matematiko – Natyrore, në Prishtinë.
Klan Kosova ka arritur të sigurojë informacione se njëri nga të plagosur që është me iniciale T.J dhe është 24 vjeçar është plagosur në këmbë, derisa personi tjetër i plagosur për identitetin e të cilit nuk dihet akoma është plagosur në kokë.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe pritet që aty të jenë së shpejti edhe ekipet e Forenzikës.
Për momentin akoma nuk dihen detajet që sollën deri tek kjo përleshje.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Në ora 17:44 kemi pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë ku është plagosur një person”.
“I njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”.
“Ekipet policore janë duke punuar në drejtim të identifikimit dhe arrestimin e personave të dyshuar”.