Loading...

“Sulltani i kromit” Samir Mane mbledh miliardat, dy minatorë të plagosur nisen me urgjent në Tiranë

Vijon tragjedia me minatorët e Bulqizës. Në këtë zonë të varfër ekonomikisht, të kapur nga mafia e kromit dhe ku minatorët paguhen me paga të ulëta dhe në kushte ekstreme, ndodhin thuajse përditë ngjarje tragjike.

Një e tillë ka ndodhur edhe ditën e sotme. Dy minatorë janë plagosur në minierë. Ngjarja ka ndodhur në galerinë e 17 të qytetit. Nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes. Nuk bëhet me dije as identiteti i personave që kanë marrë plagë. Një helikopter është nisur nga Tirana në drejtim të Bulqizës. Në lidhje me ngjarjen, menjëherë kanë nisur hetimet.

Ngjarja e sotme i bashkangjitet atyre më herët. Galeria e qytetit të Bulqizës ka qenë dhe mbetet një vend vdekjeje për minatorët, por jo vetëm. Edhe banorët e thjeshtë të vendit punojnë në krom, duke qenë se kjo është mënyra e vetme për të mbijetuar. Burra, gra dhe fëmijë lodhen dhe rraskapiten në mes të ditës, në vapë, shi e borë duke e pasur bashkëjetesën një luftë të përditshme. Kafshata e tyre për çdo ditë kalon nga miniera, puna e rëndë në të, e cila fatkeqësisht premton vdekje përditë./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com