Dhunoi bashkëshorten fizikisht, arrestohet në flagrancë një shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: Dritan.R., 35 vjeç, banues në Vlorë.
U krye arrestimi i shtetasit të mësipërm pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetasen J.R., 32 vjeçe. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprën penale ”Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.