Loading...

Këto janë momentet ku duket qartë që krimi i organizur ka mbërthyer politikën

Asnjë shenjë opozitarizmi kundër tij asnjë shenjë e vetme.
Arjan Nikaj
Të mbërthyr nga një frikë e padukshme shoqëria shqiptare i largohet e llahtarisur të vërtetës. Vrasjet e bujshme të shitura si aksidente, bandat e tritolit si avangarda e krimit politik vuajnë dënime të ulta, të gatëshme të dalin para kohe të falura nga Presidenti.

Një kryeministër i rrahur dhe i trembur deti në palcë, që na mburrej si të gjithë frikacakët që nuk kishte frikë nga vdekja. Një betejë e padukshme midis ndërkombëtarëve që kapin kriminelë dhe drogë, kërkesa për ekstradim pa fund, mohim nga gjykatat e kriminalizuara shqiptare.

Errësira mediatike inkurajon krimin, lirime të ngelura ilegale që befason qytetarët kur i shikojnë që shëtisin me krenari kriminel që mbjellin frikë. Krimi i Organizuar ka marrë përmasa të frikëshme kur opinionin publik e dominojnë tru gjizët të paaftë për të dalluar krimin, nga manipulimi për tu dukur si krim një kontakt me kriminel.

Fryma antiperendimore po shtohet frikshëm edhe për arsye të tranzicionit të figurave që u identifikuan si mbrojtës të shqiptarëve që nuk ishin përfaqsuesit e Shtetit por ambasadorët Lu dhe Vllahutin. Çadra e Lulit është zvendësuar me intriga bizantine që janë më të aplikueshme në një popullsi që është mësuar në mijravjeçarë me mungesën e lirisë dhe në mjerim ekzistencial.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com