Loading...

Vajza e Azem Hajdarit flet për herë të parë për ekstradimin e Izet Haxhisë

E bija e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari tashmë deputete në rradhët e Partisë Demokratike  ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në “Ora News”. Ajo ka folur për jetën e re si politikane e Partisë Demokratike dhe planet e saj në politikë. Teksa ka treguar vlerësime të larta për kreun e PD-së, Lulzim Bashën, Rudina është pyetur edhe në lidhje me ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri.

E pyetur në lidhje me ekstradimin e Izet Haxhisë i cili ka kërkuar rihapjen e dosjes “Hajdari ajo shprehet:

“Nuk kam dëshirë të përgjigjem. Vije veten tënde në vendim tim. Është një gjë që unë për momentin jam e fokusuar në gjëra të tjera.”

Gazetarja: Në pozicionin tënd mund nuk mund të vihem, se nuk jemi njësoj. Por është e drejta jote nëse nuk do të përgjigjesh. Po për hapjen e dosjes ç’mund të na thoni?

Rudina Hajdari: Ti je gazetare, bën pyetjet dhe nuk i shikon anën emocionale. Ajo që unë dua, është që Shqipëria të bëhet më mirë. Kjo është dëshira ime më e madhe, sepse mund të kem shumë dëshira. Ajo ëndërr e atij u ndërpre. Ky është misioni im, të vazhdoj ëndrrën e babait.

Data 7 qershor do të vendosë fatin e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit. Pas dy javësh pritet që Gjykata Penale e Tiranës të shqyrtojë kërkesën e Izet Haxhisë për rivendosjen në afat të dënimit me 25 vite. Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha u ekstradua rreth tri javë më parë nga Turqia në Shqipëri, por gjithmonë ai ka kërkuar rihapje të dosjes “Hajdari”, duke argumentuar se është dënuar në mungesë me 25 vite burg.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com