Loading...

”Dëshmitari X” arrestohet në Kosovë, reagon Prokuroria: Është nën hetim, por nuk ka urdhër-ndalimi

Pas ndalimit të Albert Veliut ditën e sotme në Kosovë, “Panorama” mëson se nuk ka asnjë urdhër ndalimi për të ashtëquajturin “Dëshmitari X”.

Burime për “Panorama” pohojnë se “Në dijeninë tonë si Prokurori e Përgjithshme nuk ka. Prokuroria për Krime të Rënda po kryen hetime në procedimin penal Nr. 95/2018 regjistruar për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal. Ndaj shtetasit Albert Veliu nuk ka urdhër ndalimi apo urdhër për ekzekutimin e ndonjë vendimi të Gjykatës për Krime të Rënda.”

Gjatë paradites së sotme, mediat kosovare njoftuan se Veliu ishte ndaluar në Shtime, bashkë me të birin, ndërsa është ndaluar dhe marrë në pyetje nga policia kosovare.

Ndërkohë burime për “Panorama” bëjnë me dije se Veliu është njohur dhe më pas ndaluar nga autoritetet e policisë së Kosovës. Më pas është kontaktuar me Krimet e Rënda të Shqipërisë, nëse ka pasur ndaj tij ndonjë urdhër ndalimi apo jo.

Ndalimi mësohet se është bërë me iniciativën e policisë së Kosovës, ndërkohë që mësohet se ndaj tij nuk ka ndonjë urdhër ndalimi për kalim kufijsh.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com