Loading...

Pas “Baftjarit” me Metën, Bashën e Mediun, Rama fut në “mënynë qeveritare” dhe “rrushin e thatë” të Neranxit. Pakti, në kalanë e Ai Pashë Tepelenës

Edi Rama nuk rresht së “joshuri” të gjithë kundërshtarët politikë, njerëz të hurit dhe litarit thjeshtë dhe vetëm për të mbajtur karrigen e pushtetit.

Madje i “dorovit” dhe me llokma pushteti dhe parash nga buxheti i shtetit sikurse ka ndodhur me Lulzim Bashën që i dha 13.3 milionë euro të pallatit të vjehrrit që kishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme në Vlorë apo sponsorizimet marramendëse për Ilir Metën në prag të zgjedhjeve.

Kështu po vepron dhe me ata që i ka quajtur njerëz kundër interesave të kombit, dhe në shërbim të qarqeve ekstreme në Greqi siç është rasti i Nikollaq Neranxit.

I cili për muaj me radhë protestoi për tre katër kasolle në Himarë, duke i dhënë një “dorë” Greqisë që të bënte presion me integrimin dhe të drejtat e minoriteteve, dhe për të ndikuar sadopak në negociatat për zgjedhjen e mosmarrëveshjeve për detin, ligjin e luftës etj.

Dhe nëse me Metën, Bashën, Mediun kryeministri Edi Rama tashmë e ka relizuar qëllimin e tij, kërcejnë e këndojnë “Baftjarin” sa herë mblidhen bashkë, ende pa u tharë “djersët” nga protesta e opozitës, ia ka gjetur anën dhe Neranxit.

Paktin për të futur në “mënynë” qeveritare dhe “rrushin e thatë” të Neranxit, me krimba ose jo, me fuqi vepruese ose jo, e ka arritur pikërisht në Kalanë e Ali Pashë Tepelenës (studimet më të fundit kanë treguar se krimbat kanë vlera të mëdha ushqimore dhe kuruese dhe të servirura përmes produkteve të thata rrisin shumë aktivitetin e njeriut. Këtë ka pasur parasysh Rama).

Në mënyrën më simbolike të mundshme, pikërisht me emrin e Pashait të Janinës, Rama ka bërë dhe kompromisin me Neranxin.

Ndërkohë që ky i fundit për mungesë korrektese në sjelljen ndaj shtetit amë, dhe sidomos me mashtrimin që i bën qytetarëve me produktet e tij, minimalisht duhet të hetohet sëpaku jo të bëhet marrëveshje qeveritare me të.

Kështu, në festën e Ali Pashës në Tepelenë, të zhvilluar sot ne Panairin e Kulinarise ka qenë dhe kompania e biznesmenit Nikollaq Neranxi, i cili i është përgjigjur pozitivisht ftesës për të marrë pjesë nga kryebashkiaku socialist Tërmet Peçi.

Neranxi ka postuar në faqen e tij në Facebook fotot nga aktiviteti në Tepelenë, tepër i gëzuar për këtë afrim nga “publiçitari” i kryeministrit në këtë qytet të Jugut ku qëndroi tre ditë rresht.

Tërmet Peçi ka “vendosur paqen” mes Neranxit dhe maxhorancës, duke qënë kumbar mes shtetit dhe një biznesmeni.

Një dukje një skandal më vete ky, pasi joshet Neranxi që ka qenë kritik i ashpër ndaj Qeverisë dhe reformave te saj por dhe ndaj Kryeministrit Edi Rama aq sa e bën palë një në pakt me shtetin dhe në kurriz të shtetit.

Tashmë “Rrushi i thatë” i Neranxit do të shkojë me “vulë qeveritare” deri në skajet më të thella të vendit, madje dhe aty ku konsumoi dashurinë e përjetshme Luani i Janinës, Ali Pashë Tepelena me greken e bukur Vasiliqinë.

Edhe Rama me sa duket i ka qëndruar fort formulës së bashkëpunimit, por në anën e biznesit qeveritar dhe jo në sensin e erotizmit të Ali Pashait./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com