Loading...

Futbolli i fëmijëve dhe futbolli në shkolla mbetet një nga prioritetet maksimale të FSHF-së!

[sgmb id=”1″]

Futbolli i fëmijëve dhe futbolli në shkolla mbetet një nga prioritetet maksimale të FSHF-së. Paralel me fushatën e promocionit nëpër shkolla, fushatë që ka nisur dhe do të vijojë çdo javë, së fundmi në Tiranë ka mbërritur konsulenti, njëherësh edhe anëtar i Panelit të “GRASSROOTS” në UEFA Robin Russell, pikërisht për vijimësinë e një strategjie të tillë.

Aktualisht FSHF organizon çdo vit edhe kampionatet e shkollave 9-vjeçare në një kohë që ka qenë një mbështetës kryesor dhe shumë potent i kupës “Coca-Cola” që ka mbërritur në finishin e saj dhe që pret të mësojë fituesin në finalen e datës 24 maj. Futbolli i fëmijëve do të përfshihet shumë më gjerë shumë shpejt në një shtrirje Akoma më massive, teksa përpos kësaj kujdesi nga institucioni vjen edhe në aspektin e kontrollit teknik për të gjithë aspektin trajnues që stërvit këto mosha.

Konsulenti nga UEFA, zoti Russell është njohur nga Kreu i Sektorit të Marëdhënieve Institucionale dhe Projekteve në FSHF, Kejdi Tomorri, si edhe nga Shefi i Sektorit të Futbollit Amator dhe Zyrave Rajonale Besnik Çela, dhe specialisti në këtë zyrë Millan Baçi në lidhje me shtrirjen e plotë të futbollit të shkollave në vendin tonë, nën koordinimin e Federatës së Futbollit.

Vetë zoti Russel do të jetë të enjten në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet në raundin e radhës të fushatës së Promocionit në shkollat 9-vjecare që FSHF ka nisur, teksa më pas do të takojë Drejtorin e Sporteve në MAS, Vladimir Gjonaj, si dhe do të ndjekë një seancë trainimi në një prej Akademive.

Ndërkaq, ditën e premte Russell do të ketë një takim edhe Presidentin e FSHF-së, Armand DUKA. Masivizimi i futbollit të fëmijëve është qëllimi kryesor në të gjithë këtë mision.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com