Loading...

Edi Rama tejkalon Esat Pashën, Ahmet Zogun dhe Sali Berishën, shet Shqipërinë për 100 vitet e ardhshme

Zbërthehet korrupsioni i tmerrshëm dhe me pasoja fatale i qeverisë së Edi Ramës, ja si e bëri Shqipërinë vendin më të korruptuar në planet për 5 vite, njihuni me tre format kryesore të vjedhjes

Nëse qeverisja e Sali Berishës identifikohet me Gërdecin, 21 Janarin, skandalin me Rrugën Durrës-Kukës, shitjen e detit dhe një sagë me krime njerëzore dhe ekonomike, qeverisja e Edi Ramës njihet tashmë ndërkombëtarisht për korrupsionin më të sofistikuar dhe të përhapur në çdo qelizë të saj.

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e fundit për Shqipërinë, doli në konkluzionin se korrupsioni është përhapur në çdo degë të qeverisë së Edi Ramës. Disa raporte të tjera ndërkombëtare, të agjencive prestigjioze, kanë konstatuar se nën qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria është shndërruar në ndër vendet më të korruptuara në planet. Gjithashtu, raportet e përvitshme të Parlamentit Evropian konstatojnë përhapjen e frikshme të korrupsionit nën drejtimin e Edi Ramës dhe shpurës së tij.

Plaçkita e Shqipërisë në qeverisjen e Edi Ramës dhe taborit të tij bëhet në tre mënyrë kryesore:

Me anë të dhënies me koncesion të disa shërbimeve jetike për popullatën.
Me anë të dhënies me koncesion të pronave dhe pasurive publike.
Me anë të tenderave, duke vjedhur drejtpërdrejt buxhetin e shtetit.

Me këto tre forma, Edi Rama po shet Shqipërinë në heshtje për 100 vitet e ardhshme. Edi Rama, në këtë drejtim po tejkalon edhe Esat Pashë Toptanin, Zogun dhe Berishën, të cilët i shitën Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë, kur ishin në pushtet.

Skema e parë mafioze konsiston në dhënien e disa shërbimeve oligarkëve, shërbime të cilat do të paguhen nga buxheti i shtetit vit pas viti. Këtu mund të përmendim koncesionin e Chec Up në shëndetësi me vlerë 600 milionë euro, shërbimin e hemodializës dhe dhjetëra shërbime të tjera, që duhet t’i kryejë shteti. Kostoja e tyre për shqiptarët sot dhe për brezat që do të vijnë është e pallogaritshme. Oligarku bën një investim modest dhe me bilance të rreme, ndërsa fut në xhep paratë e shqiptarëve për 30 vite me radhë. Askush nuk mund t’ia heqë kontratën pasi kostoja për buxhetin e shtetit bëhet edhe më e rëndë. Shqiptarët janë të detyruar që të paguajnë ose të largohen nga vendi, siç po bëjnë vitet e fundit.

Skema e dytë mafioze dhe më pasoja edhe më të rënda, konsiston në dhënien pasurive publike oligarkëve dhe klientëve. Janë dhënë dhe po jepen nga 30 deri në 100 vite plazhet, pyjet, lagunat, minierat, portet, rrugët, burimet e naftës dhe çdo pasuri tjetër e përbashkët e shqiptarëve. Kjo skemë mafioze nisi nga Sali Berisha, por Edi Rama po e çon në kufij të paimagjinueshëm. Nën qeverisjen e Edi Ramës Shqipëria pothuajse po shitet e gjitha për interesa të një grushti të vogël njerëzisht.

Skema e tretë mafioze konsiston në vjedhjen me tendera. Tenderat i fitojnë disa oligarkë të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, me ofertën më të lartë dhe me paracaktim. Sipas raporteve të vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit çdo vit vidhet 1/3 e buxhetit të shtetit shqiptar. Çdo vidhen 800 milionë euro deri në 1 miliardë euro nga kasta në pushtet.

Me shitjen e Shqipërisë në heshtje dhe pa luftë, nuk përfiton thjeshtë Edi Rama dhe shpura e tij, por edhe Sali Berisha dhe rrethi tij, Lulzim Basha dhe rrethi i tij, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi me ushtrinë e tyre të hajdutëve. Kjo pesëshe, pavarësisht teatrit të përditshëm, janë bashkë, vjedhin bashkë, ndajnë pasuritë e vjedhura bashkë dhe mbrojnë njëri-tjetrin. Kjo është edhe arsyeja se pse Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ka tre vite që luftojnë kundër reformës në drejtësi.

Kjo skemë e trefishtë korrupsioni ka pasoja fatale jo vetëm për shqiptarët që jetojnë sot, por edhe për brezat e ardhshëm. Brenda pak viteve kjo klasë politike mund të zhduket apo të arratiset në Rusi apo në ndonjë vend tjetër, por krerët e kësaj klase politike, kudoqofshin do të vijojnë të vjedhin Shqipërinë për 100 vitet ardhshme, pikërisht me anë të atyre kontratave mafioze që kanë firmosur dhe po firmosin në dhënien me koncesion të shërbimeve dhe pasurive publike./Pamfleti.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com