Loading...

Historia rrëqethëse!Vjehrri nxjerr nga shtëpia nusen me 3 fëmijë, pasi djali var veten!

[sgmb id=”1″]

Një histori e dhimbshme ishte ajo e treguar sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24, nga Ike Pillati, një 24-vjeçare që humbi bashkëshortin kur priste të sillte në jetë fëmijën e tyre të tretë.Sot në studio ajo tregoi peripecitë që ka kaluar që nga ai moment, ndërsa flet edhe për telefonatën e fundit me bashkëshortin. Ikja tregoi se kishte ikur nga shtëpia në një fshat të Korçës, drejt Pogradecit që të ishte afër spitalit dhe pikërisht atëherë merr vesh lajmin e kobshëm.

var veten

“Më lajmëruan komshinjtë që kishte varur veten. Ne folëm në telefon, ai ishte i mërzitur. Kur folëm për herë të fundit më tha bëji të fala babit. Takohemi në atë dynja. U thashë prindërve të të tij këtë llaf. “Nuk ka mundësi ta bëjë ai atë gjë më thanë. I bija telefonit papushim, por nuk e hap më- tregon Ikja.

Por përveç kësaj, ajo ka mbetur rrugëve tani bashkë me tre fëmijët për shkak se vjehrri nuk e lejon të kthehet në shtëpinë e bashkëshortit, me pretendimin se ajo iu takon tashëm djemve të tij.

Ikja tregon se vjehrri e akuzon si shkaktare në vetëvarjen e të shoqit. I moshuar ka folur në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” dhe me zërin që i dridhej ka treguar çfarë mendon për nuses së djalit.

“Ata flisnin bashkë në telefon. Ziheshin. Nuk e di çfarë thoshin. Ajo s’më thonte ndonjëherë. Po të më kishte thënë mua, ndoshta do ta kisha ndihmuar, s’do kishte vrarë veten ai im bir. Mundohuni ta ndihmoni. Unë jam 75-vjeç. Një dhomë kam për shtëpi, ndaj ju lutem të vini dorën në zjarr për atë nuse e ata fëmijë. Shtëpinë në fshat nuk e shes. Kam lindur në atë shtëpi, jam rritur. Kam edhe dy djem të tjerë, mund të shkojnë me pushime kur të duan. S’ka ditë e natë që nuk qaj unë për atë djalë e ata fëmijë, por nuk i ndihmoj dot. Nëna t’i rrisë”, – tha i moshuari.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com