Loading...

Kush e kërcënoi Sali Berishën që doli me anti-plumb në protestë e 26 Majit?!

Protesta e opozitës kundër qeverisë së Ramës dhe largimit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pasur risitë dhe enigmat e veta, të evidentuara nga shqiptarët.

U debatua shumë për pjesmarrjen shumë të ulët në protestë, për mungesën e flamurit të PD në miting, për inaktivitetin e Monika Kryemadhit, kryetares së LSI.

Njëherësh u debatua dhe për përplasjen mes protestuesve dhe policisë ku u plagos në kokë dhe kryeredaktori i RD Bledi Kasmi, por dhe 11 policët që shkuan në spital të lënduar.

Teksa debati u përqëndrua tek rasti “Kasmi” ku palët përplaseshin nëse ishte plagosur si gazetar apo si militant i PD si dhe tek shqetësimi i drejtësë i ngritur sëpari nga “Pamfleti” se Basha e Rama janë në një pakt kriminal aq sa kreu i PD përmendte vetëm largimin e Xhafajt dhe aspak të Ramës, në heshtje u la “babai” i protestave të PD.

Sali Berisha dje është vënë re në protestë nën shoqërinë e Monika Kryemadhit kryetares së LSI, duke qënë inaktiv të dy në këtë protestë të vobekët, pavarësisht se ata kishin kërkuar radikalizimin e saj.

Duket se asnjëri nuk ishte dakord me axhendën “liro-shtrëngo” të Lul Bashës, që në fund tërhoqi militantët nga Ministria e Brendshme, duke marrë akuza mbi vete si tradhëtar, bashkëpunëtor i Ramës, i pabesë dhe fyerje të tjera, ku pjesa më e madhe ngjisnin.

Militantët e PD duket se ishin plotësisht në të njejtën linjë që parcaktoi dhe “Pamfleti” teksa evidentoi në këtë protestë se Basha bënte sikur protestonte ndësa Rama bënte sikur nxehej.

Por pavarësisht se vëmendja ishte përqëndruar tek përplasja e protestuesve me policinë pak njerëz vune re se Sali Berisha ish kryeministri i vendit kishte dalë me jelekun e famshëm anti-plumb.

Kur ishte kryeministër kishte njëfarë të drejte të mbante jelek anti-plumb, pasi funksioni që kryente e përplaste dhe me njerëz dhe me klanet e krimit, qoftë si përplasje mes një kryeministri dhe një bande kriminale apo në rastin e Berishës thjeshtë dhe një përplasje mes bandës kriminale të Berishës dhe bandave rivale.

Po atëherë pse ditën e shtunë në protestën e 26 majit të një dite më parë Sali Berisha në pikë të vapës dhe në mes të sheshit me një asfalt që digjte veshi jelekun anti-plumb, nga kush ka frikë dhe tani Sali Berisha?!

që “Pamfleti” morì nga organet ligjzbatuese bënte me dije se Sali Berisha për këtë protestë nuk kishte kërkuar mbrojtje  shtetërore. Ata bëjnë me dije se diku nga data 6 maj kishin kërkuar mbrojtje vetëm për tre ditë, 7, 8 dhe 9 maj, pra para dy javësh.

Dhe atëherë mbrojtja ka qënë vetëm kur lëvizte drejt Lalzit, megjithëse nuk kishte qënë e nevojshme se Berisha kishte qëndruar vetëm në Tiranë dhe kishte dalë vetëm njëherë tek zyra që i është dhuruar tek kulla përballë Televizionit Publik Shqiptar.

Organet ligjzbatuese nuk kanë dhënë asnjë informacion se përse ishte kërkuar kjo mbrojtje nga ana e njerëzve të Berishës për ish kryeministrin, vetëm janë mjaftuar me datat kur është kërkuar dhe mohuar faktin të jetë kërkuar në protestën e 26 majit.

Në mungesë së informacionit të organeve ligjzbatuese, burimet jo zyrtare na thanë se kjo është një frikë e përvitshme që Sali Berishën ish kryeministrin e vendit në tetë vite dhe ish president në pesë vite e kap sa herë vjen muaji maj dhe më pas dhe behari.

Kjo sipas këtyre burimeve shpjegohet me faktin se nipi i Haklajve, 41 vjeçari Sokol Haklaj vjen çdo 8 maj dhe vendos një kurorë me lule tek varri i babait dhe gjyshit të tij, të vrarë me urdhër të Berishës vite më parë.

Sokol Haklaj që jeton në Gjermani, nga fisi i Haklajve vjen çdo maj në Shqipëri, në përvjetorin e vrasjes së babait të tij, Cen Haklaj ish drejtor i gjimnazit të Bajram Currit dhe të gjyshit të tij Elez Haklajt.

Ata janë vrarë të dy bashkë më 8 maj të vitit 2002 nga dora e zgjatur kriminale e njerëzve të Berishës, në vijim të konfliktit të përgjakshëm në Tropojë. Që mori jetën e mbi 200 burrave dhe djemve në këtë trevë, thjesht dhe vetëm për një fjalë goje me Sali Berishën.

Ndërkohë babai dhe gjyshi i tij, dhe më vonë dhe xhaxhai, ish ndihmësgjyqtar në Skrapar janë vrarë thjesht dhe vetëm se ishin të afërm të Fatmir dhe Hamdi Haklajt.

Mësohet se Sokol Haklaj dhe këtë vit ka vijuar ritualin e përkujtimit e njerëzve të tij më të dashur teksa ka mbërritur më 7 maj për të përkujtuar vrasjen e të atit dhe gjyshit të tij 16 vite më parë, pikërisht më 8 maj.

Nuk ka asnjë informacion sa kohë ka qëndruar në Shqipëri nipi i Haklajve, por me sa duket mjafton të vijë fillimi i majit dhe Berishës t’i hyjë frika dhe të kërkojë mbrojtje nga organet ligjzbatuese shqiptare.

Megjithëse Sokol Haklaj asnjëherë nuk ka deklaruar apo ka lënë për të kuptuar publikisht se ka në plan eleminimin fizik të Berishës

Ai thjeshtë vjen në Shqipëri një ditë para 8 majit për të përkujtuar njerëzit e tij më të dashur, dhe shpesh vjen sërish për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar, gjithnjë diskret për jetën dhe lëvizjet e tij.

Kaq me sa duket ka mjaftuar që Sali Berisha të veshë jelekun anti-plumb më 26 maj dhe me sa duket makthi i Haklajve që zhduku një nga një do ta ndjekë deri në fund të jetës. Si një mallkim./Pamfleti.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com