Loading...

Deputeti i Merkel në Tiranë: Të hapen negociatat, gjermanët i kanë parë me sytë e tyre arritjet e Shqipërisë

Deputeti gjerman i CDU, Mark Hauptman ka deklaruar sot nga Tirana, se Shqipëria ka shënuar progres dhe për këtë duhet që të hapen negociatat. Deklarata e tij është bërë gjate një komunikimi me mediat, pas takimit që pati me kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla.

“Siç e dini brenda BE ka debate për zgjerimin ose jo të mëtejshëm të BE. Jam i mendimit se duhet të hapen negociatat me Shqipërinë, sepse për ne nuk konsiderohet si përfundimi i reformave por fillimi i reformave. Do ua sugjeroj kolegëve të mi mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave. Ka pasur proces shumë të mirë te reformave dhe këte e kanë parë deputetet gjerman që e kane vizuar Shqiperine dhe ata që do e vizitojne Shqipërinë”, tha Hauptman.

Duke vlerësuar progresin e Shqipërisë ai tha se Shqipëria është një partnerë që duhet mbështetur.

“Është e qartë që qeveria ka një agjendë reformash, reforma në drejtësi dhe një sërë reformash të tjera në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm. Në këtë aspekt Shqipëria është partnere për ne dhe duam ta mbështesim në rrugën e mëtejshëm” tha ai.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com