Arrestohet në Kosovë dëshmitari ‘X’ i PD, Albert Veliu. ‘Babalja’ është arrestuar në Kosovë me urdhër të prokurorisë së Krimeve të Rënda të Shqipërisë.
Pas daljes së videos dy javë më parë, Veliu tentoi që të largohet, por u ndalua në Kukës. Por pas marrjes në pyetje, ai është larguar nga Shqipëria, ndërsa tashmë është arrestuar në Kosovë.
Albert Veliu është personi i cili në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë flet me Agron Xhafën për pazare droge.
Pas publikimit të videos dëshmitari Veliu ishte marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës ndërsa më pas ai ka lene territorin e Shqipërisë për t’u strehuar në Kosovë.
Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se dëshmitari X ka qenë duke qëndruar në Shtime, ndërsa tani është i arrestuar së bashku me të birin e tij dhe për këtë janë informuar edhe autoritetet shqiptare.