[sgmb id=”1″]
Artisti i njohur shqiptar Çun Lajçi ka mbetur i zhgënjyer nga kreu i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas koalicionit parazgjedhor mes PDK-AAK dhe NISMA, që u zyrtarizua mbrëmë pas mesnate, njofton Klan Kosova.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë:
“Unë artisti s’ta kam borxh dëshpërimin
Komandant i Dukagjinit!
Të erdha n’Strasbourg me nji strajcë poezi lum miku, dhe plot me mall t’i lexova e pastaj gojarisht ta thash:
“kthehu me pisha të dhezuna në brina dhishë, me kunorë therrash rreth qafe, dhe ik prej luleve të mbushura grejza”por nuk e paske pas kuptue!
Tani Çakorrin e Kullën frigohem se do ta votosh edhe Ti, e mua s’me mbetet tjetër veç me ia ba gjamën.
Unë vertetë s’e kuptuekam politikën, por as Ty lum miku.
Ç’krijesë qenka ky soj shqiptari që s’kuptohet!
A kështu paskan qenë edhe t’parët?
Sa dëshpërim në kët mengjes Maji të vitit marroç 2017”