Loading...

Krim horror!Dalin detaje të frikshme nga gjetja e kufomës në Dajt!

[sgmb id=”1″]

Rreth 24 orë pas ngjarjes horror në Dajt, ku një bari zbuloi rastësisht një kufomë thuajse të dekompozuar, të tjera detaje dalin në pah. Policia deklaron se nga veprimet paraprake dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, kufoma që u gjet rreth orës 11:00 të së martës në Kodër-Shupal është e djegur dhe i mungojnë një pjesë e gjymtyrëve.

“BalkanWeb” raporton se trupi u gjet në një zonë të pyllëzuar i ekspozuar nga faktorët ambientalë pasi nuk ka qenë as i mbuluar dhe as i groposur. Pra sipas policisë, personi është vrarë dhe më pas i është vënë zjarri dhe është lënë ashtu i pa groposur. Për këtë arsye identifikimi bëhet edhe më i vështirë, pasi trupi ka qenë në masë të madhe i djegur dhe i dëmtuar nga faktorët e jashtëm.

Po kështu mësohet se e vetmja pjesë e trupi që është dëmtuar më pak është këmba e majtë, e cila është transportuar në laborator për të kryer analizat mjekoligjore dhe për të nxjerrë të dhëna nëse është e mundur në lidhje me viktimën, si mosha gjinia etj.

Ndërkohë policia dyshon se trupi mund të kishte më shumë se një javë në atë zonë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com