Loading...

‘Shokon’ banorja e “Big Brother”: Jam shtatzënë!

[sgmb id=”1″]

Nuk do ishte aspak çudi që brenda shtëpisë së “Big Brother” të ngjizej një fëmijë. Çifteve u është ndaluar seksi, por siç e patë të shtunën e kaluar disa prej tyre i thyejnë rregullat.

Në krevat, Donaldi dhe Elisona diskutojnë dhe bëjnë batuta me njëri-tjetrin dhe këtyre batutave u bashkohet edhe “komshiu” Olsi.

Olsi i i thotë Elisonës se “do t’i lërë granatën në dorë”, ndërsa Elisona i drejtohet Donaldit me një deklaratë të fortë.

“Donald, më ke lënë shtatzënë”, i thotë ajo.

“Çfarë thua moj?! Unë jam steril!”, i përgjigjet ai.

Më pas, Olsi pyet Elisonën nëse e pëlqen Donaldin pa mjekër. Ajo i thotë “jo” dhe Donaldi shpjegon pse.

“Se dukem si konviktor, prandaj”, shton ai, duke iu rikthyer bisedës së mëparshme.

“Dobësohu pra, lopë!”, i thotë ai Elisonës me shaka dhe më pas çifti puthet e përqafohet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com