Loading...

Shpërthen gazetarja pas talljes së qeverisë me protestën: Burrecë! Shqiptarët bojkotuan të gjithë kokët tuaja të zhytura në pisllëkun e vjedhjeve

Gazetarja Edlira Gjoni ka shpërthyer në kritika ndaj qeverisë, pas talljes së kryeministrit dhe deputetëve socialistë me protestën e opozitës. Sipas saj fakti që shqiptarët nuk u derdhën në shesh, është një refuzim ndaj klasës politike të zhytur në korrupsion.

Postimi i plotë:

Kryeministri qesh dhe nxjerr kolazh fotosh nga protesta e PD-së? Xhafaj “doli më i fortë” pas protestës?

Po s’ka brirë arroganca. Kjo është! Fakti që shqiptarët nuk dolën në protestë nuk do të thotë se janë të lumtur me prepotencën e propagandën rilindase. Thjesht bojkotojnë të gjitha palët e kokët tuaja të zhytura në pisllëkun e vjedhjeve me kontratë.

Bëni ndonjë punë pa drogë, e lereni opozitën. Shihni gropën ku e keni futur Shqipërinë. Mbi 54% e shqiptarëve nuk kanë të ardhura të rregullta e jetë dinjitoze, ju keni kohë të merreni me gallata protestash.

Zotëri, në rajon operojnë Ikea, Fiat, Nissan, Geox, kompani farmaceutike e industriale që prodhojnë e eksportojnë në gjithë Ballkanin. Kanë ringjallur jetën e të ardhurat edhe në qytete që janë të vogla sa Rrogozhina, Peqini apo Miloti. Pse nuk i sjell dot në Shqipëri këto investime e kompani, po merresh me montazhe dronesh?

Burrecë!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com