Kombëtarja shqiptare në volejboll për femra ka fituar sot pasdite 3-0 ndaj Izraelit, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Ligës së Europës në volejboll, luajtura në Raanana (Izrael).
Ky është triumfi i dytë i kombëtares kuqezi në këtë edicion të Ligës së Europës, i dyti jashtë fushe, aty ku Shqipëria duket se është e papërmbajtshme dhe arrin të triumfojë.
Shqipëria ka edhe një humbje me Austrinë në Tiranë, si dhe një fitore jashtë fushe në Gjeorgji. Një lojë mjaft e mirë e kombëtares shqiptare, që e dominoi ndeshjen në të trija setet, duke i fituar ato me shumë lehtësi dhe diferenca të mëdha pikësh.
Më 30 maj nisin ndeshjet e kthimit të Ligës së Europës dhe rivalja e radhës e kombëtares kuqezi do të jetë pikërisht Izraeli, ndaj të cilit do të luajmë në Tiranë, në “Feti Borova”.
Vendi i dytë aktualisht në Grupin B të Ligës së Europës është një ogur i mirë për të vijuar më tej këtë rrugëtim në takimet e kthimit, dy prej të cilave do t’i luajmë në fushën tonë.
Izrael – Shqipëri 0-3 (18-25, 16-25, 14-25)
IZRAELI: Dudockin, Kopilovitch, Stein, Jaloba, Goffer, Lander, Malik, Zilberman, Matviyenko, Cohen, Marmen, Lahav, Hakas, Ganah. Trajner: Giuseoppe Cuccarini
SHQIPËRIA: Bici, E.Tuci, Xheka, Marina, Prenga, Thaka, Picaku, Sejfullai, Rexhepi, Kushi, Sijoni, M.Tuci, Shehi, Dodani. Trajner: Altin Martiri
Gjyqtarë: Ilaria Vagni (Itali), Tiran Shaino (Izrael)