Zinedine Zidane ia doli, me “tripletën” personale në Champions League ai është bërë “legjendë”. Askush s’ka qenë si “Zizu” në fushë dhe askush si ai në stol, pasi është bërë trajneri i parë që e fiton veprimtarinë tre herë radhazi. Si askush tjetër në të kaluarën.
“Kemi vuajtur shumë në këtë sezon, por fituam në ndeshjen më të rëndësishme dhe kjo është e jashtëzakonshme. I kishim përgatitur të gjitha mundësitë për këtë ndeshje dhe luajtëm shumë mirë, sidomos në pjesën e dytë. Këtë trofe ia kushtoj futbollistëve të mi,” – tha francezi i cili mori drejtimin e Real në janar 2016 dhe që atëherë “Los Blancos” nuk janë mposhtur kurrë në Champions.
Në sezonin 2015/16, Real mposhti Atletico Madrid me penallti, në sezonin 2016/17 fitoi 4-1 ndaj Juventus, ndërsa në Kiev mposhti 3-1 Liverpool.