Loading...

Mendoni se keni shanse për t’u prekur nga kanceri? Shmangni urgjentisht këtë përbërës!

Nëse keni dikë nga familja që është prekur nga kanceri dhe ju keni frikë se jeni po aq të rrezikuar, apo ka ndonjë faktor tjetër që mund t’ju rrezikojë të prekeni, është e rëndësishme të shmangni të gjitha produktet kozmetike që përmbajnë ‘triclosan’

Ajo është një substancë që gjendet te sapunët e lëngshëm, por edhe në sapunët antibakterialë të zakonshëm dhe ka rezultuar se mund të përshpejtojë rritjen e tumoreve.

Përbërësi kimik “triclosan” është kancerogjen, konfirmuar kjo nga studimet e publikuara së fundmi në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”. Ky përbërës shkakton alergji te fëmijët, sëmundje të gjendrës tiroide dhe rritjen e tumoreve kanceroze.
“Ne jemi të shqetësuar në lidhje me përbërësin ‘triclosan’, sepse ai është i pranishëm kudo në mjedisin tonë”, – thotë profesor Robert Tuckey nga Universiteti i Kalifornisë. ‘Triclosan’ është një dezinfektues që vret bakteret dhe sapunët nuk janë të vetmit që e përmbajnë atë.

Ky përbërës mund të gjendet edhe në pastat e dhëmbëve, deodorantë, shampo për kafshët shtëpiake, spraje të lëkurës dhe kremrat e këmbëve, produktet për vaskë, shpëlarësit e gojës, shkuma apo edhe xheli i rrojës. Kushtojini vëmendje këtyre produkteve kur i bleni dhe lexoni me vëmendje etiketat përbërëse!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com