Shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë në Shqipëri përgjatë vitit 2017, kanë qenë ishemitë, hemorragjitë dhe sëmundjet kronike të zemrës.
Ne nje raport qe behert cdo vit, nga Instituti i Statistikave thuhet se 53,7 % e vdekjeve kanë ardhur si pasojë e prekjes nga këto sëmundje.
Mjekët neurologë, thonë se rastet e ishemive kanë ardhur në rritje nga viti në vit, duke prekur dhe të rinjtë.
Neurologu Ermir Roçi: “Ne kemi pasur raste të moshave të reja. Abuzimi me drogërat është shumë problem dhe abuzimi i duhanit dhe alkoolit. Hipertensioni, diabeti, kolesteroli i lartë, të gjithë hyjën në faktorë madhorë të dëmtimit të enëve të gjakut”.
Kapja në kohë e ishemisë, parandalon vdekjen dhe ul invaliditetin.
Raporti i INSTAT ka renditur sëmundjet tumorale, të dytat në listën e shkaqeve që sjellin vdekjen, ku tumoret e aparatit të frymemarjes kryesojnë me 33,5 %.