Loading...

Merret vendimi i shumëpritur! Transporti publik totalisht falas

Ndërkohë që në vendin tonë, transporti publik është katandisur si mos më keq, madje janë rritur edhe çmimet e biletave, në Estoni do te jetë totalisht falas.

Qeveria është e vendosur të ofrojë një transport publik falas për banorët e saj në pjesën më të madhe të vendit, duke filluar nga data 1 korrik.

Qëllimi i kësaj nisme është zvogëlimi i ndotjes nga makinat dhe trafiku i rënduar. Në vend të përdorimit të makinave personale, banorët do të nxitet ti kthehen tramvajeve dhe autobusëve publik.

Në fund të muajit të kaluar, ministri i Ekonomisë dhe Infrastrukturës nënshkroi një rregullore për çmimet e biletave që në fillim të korrikut do të lejojë që linjat e autobusëve të qarkut të futen në transportin publik falas.

Nëse qendrat lokale të transportit publik vendosin që të mos ofrojnë transport falas në linjat e autobusëve të qarkut që fillojnë këtë verë, ata do të humbasin fonde nga buxheti i shtetit./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com