Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar protesta e opozitës e thirrur nga opozita e bashkuar PD-LSI. Kojo protestë nisi rreth orës 11:10 dhe zgjati fiks 2 orë.
I vetmi që foli në protestë ishte Lulzim Basha dhe me të mbaruar fjalën e tij ai iu bëri thirrje protestuesve që të drejtoheshin drejt Ministrisë së Brendshme, aty ku ata u konfrontuan fizikisht edhe me efektivët e policisë.
Por pas largimit të protestuesve, këto janë pamjet që la sot protesta e opozitës.
Protesta ishte lajmëruar ditë më parë nga opozita, ku këta të fundit kërkojnë largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm. /Pamfleti