Pas përfundimit të protestës së dhunshme të ushtruar nga Partia Demokratike kanë ardhur edhe reagimet e para. Ka qenë në fillim Edi Rama, Monika Kryemadhi dhe më pas ish-kryeministri Sali Berisha, pas denoncimit të bërë nga “selia blu” ku këta të fundit thanë se kryededaktori i Rilindjes Demokratike ka çarë kokën gjatë përleshjes me policinë.
“Narkobanditet me uniforme pergjakin protesten e opozites, godasin kryeredaktorin e gazetes Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi! sb” shkruan Berisha në Facebook.
Nisur nga statusi i ish-kryeministrit Berisha kanë ardhur edhe komentet e para në rrjetet sociale. Kanë qenë të shumtë komentuesit që kanë kryqëzuar Berishën./Pamfleti