Ai ka treguar se është demokrat dhe ka marrë pjesë në të gjitha protestat e Partisë Demokratike, por njëkohësisht e ka treguar hapur edhe kundërshtinë që ka ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashës.
Julian Deda ka qenë edhe sot i pranishëm në protestën e zhvilluar në bulevard dhe ka reaguar pasi Basha qetësoi turmën dhe u kërkoi protestuesve të largoheshin e të mos vepronin me dhunë.
Duke e cilësuar Bashën si një person me aftësi gjenetike për të shuar zërin e revoltuar të shqiptarëve, Juli shton pyetjen se kush është ai person mizerabël që e këshillon.
Deda shkruan në Facebook:
Nuk e marr vesh, pse?
Pse mor zoteri i terheq njerezit ne momentin me te mire?
Pse ke nje aftesi genetike per te shuar edhe ate pak ze te revoltuar, qe i del njerezve nga shpirti.
Pse i therret njerezit ne proteste dhe pastaj i thuaj:”lere, lere se boll”?
Pse nuk i le njerezit te lire te shprehen, te protestojne, te revoltohen.
Pse, pse, pse….kush dreqin eshte ai njeri mizerabel, qe te keshillon.?!?!?
P.s. Solidaritet me gazetarin Bledi Kasmi./Pamfleti