Që protesta do ishte një dështim, këte e dinte dhe vetë Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta. Tek protesta pashë demokratë të ndershem, që ishin nga fundi, pashë maskarenj që ishin në krye. Realisht duhet të ishte e kundërta.
Shkruan Ilirjan Blloshmi
Në një protestë, nuk ka rëndesi numri i pjesëmarresve, nuk ka rendesi statistika, Fathi Tehrim ka thënë: “statistikat, pjesmarrja, numrat janë si minifundet që veshin gratë, tregojnë shume por jo gjithçka”. Pra rëndesi në nje protestë ka sbolika.
E kjo protestë kishte një super simbolike. Kjo proteste ishte dështuar jo për numrin e njerëzve, ishte e dështuar sepse, nuk u ngrit në nivelin e saj. Dmth erdhi, foli, iku. Pastaj u fut tek selia e PD-së. Pra bertiti, Rama ik, Xhafaj ik, realisht iku vete se nuk duronte vapen.
Për Bledi Kasmin!
Kasmi vjen nga një familje e djathtë, vetë Kasmi është një person i formuar, mund të punonte kudo me një rrogë më të mirë. Por jo, Bledi ka zgjedhur të ndjekë parimet e tij të djathta, ka zgjedhur te ndjeke parimet e të parëve te tij. Ka zgjedhur të jetë i djathtë ashtu si babai, gjyshi, e këtu Bledi duhet vlerësuar. Por por….
Është një grup njerëzish që gjoja janë anti- Ramë që sot donin ta bënin pis Kasmin. Përhapen lajmin se Bledi Kasmi ështe goditur ne krye te detyres kur po bënte rapotimet. Kjo i çon ujë tek burimi Ramës. Kushdo që ka punuar qoftë dhe një ditë në gazetë e di se ka një strukture që përbëhet nga Kryeredaktori, zv/Kryeredaktori, Shefi i politikës, me pas vine gazetarët e politkes, sociales, kultures, sportit, është personi që bën redaktimet e shkrimeve dhe në fund është faqosesi i gazetës.
Pra me pak fjale në një dite proteste besoj se e gjithe struktuara e gazetës ka qenë aty. Bledi shërim te shpejt, milkimet që po të bejne disa nuk ta rritin vleren, përkundazi. Bledi sot aty ka qenë si i djathte, jo si kryeredaktor i RD-së.