Turma e protestuesve është zhvendosur përpara Ministrisë se Brendshme, ndërsa kane filluar të hedhin gure, bidona me ujë si dhe flakadante të drejtim të godinës. Nga ana tjeter, forcat speciale shihen duke fotografuar dhe filmuar protestuesit.
Me thirrje të forta, “poshtë Edi Rama, poshtë Fatmir Xhafaj”, tubuesit kanë rrethuar godinën e ministrisë së Brendshme. Në këto momente janë shtuar forcat e policisë në këtë zonë. Ndërsa nuk kanë ansnjë urdhër për të ndërhyrë.
Sakaq ministri Xhafaj ndodhet në zyrën e tij në ministri./Pamfleti