Ditën e sotme Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të organizojnë në orën 11:00 një protestë në Bulevardin ‘’Dëshmorët e Kombit’’.
Automjetet e para janë nisur nga Shkodra dhe mbajnë të vendosura disa mesazhe ku shkruhen; ‘’Na prit pasha’’, ‘’Kush është pashai’’, ‘’Po vijmë pasha’’.
Opozita e ka thirrur këtë protestë me synimin për të larguar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pasi vëllai i tij, Agroni është i përfshirë në trafikun e drogës. Këtë gjë PD-ja e bëri të ditur nëpërmjet një video-përgjimi pak ditë më parë.