Loading...

Shkatërrohet rrjeti i madh i lëndës narkotike, shqiptari në pranga

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet trafiku të drogës midis Lombardisë e Kaljarit, me një xhiro rreth shtatë milionë euro për shtatë muaj. Midis të arrestuarve të shumtë është edhe një shqiptar, Armando Ndoja, 54 vjeç, rezident në Paderno Dugnano, në provincën e Milanos.

Sipas hetimeve të nisura që më 2015, grupi e blinte drogën në Shqipëri. Të përfshirë në hetime, përveç Ndojës,  janë edhe qytetarë të tjerë shqiptarë, aktualisht në kërkim.

e Milanos e prej andej në Sardenja. Gjithçka falë njohjeve të grupit të formuar nga shqiptarë, kalabrezë e sardë.

Pesë janë trafiqet e rindërtuar nga hetuesit për rreth 25 kile kokainë e heroinë. Në një rast, më 24 tetor 2015, në Muravera janë arrestuar edhe dy korrierë, një shqiptar e një lituanez.

Hetimet kanë qenë të ndërlikuara, pasi trafikantët i përdornin celularët për katër ditë e pastaj i ndryshonin, ndërkohë që për të komunikuar përdornin vetëm sms.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com