Loading...

Arrestimi i Llallës në Gjermani dhe marrja e statusit të të penduarit trondit politikën. Ka në dorë dosjet e Berishës, Metës e pozitës. Dridhet Shkëlzeni, flet në emër të Tikut

Arrestimi i ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla në Bremen të Gjermanisë ka tronditur politikën shqiptare dhe më gjërë.

Duke qënë për katër vite me radhë në krye të Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive të zyrtarëve dhe pesë vite në krye të Prokurorisë shqiptare, Llalla ka në dorë të gjitha dosjet e mëdha të politikës, krimit dhe të abuzimit me pushtetin.

Kërkesa për marrjen e statusit të të penduarit të drejtësisë në Gjermani nga ana e Llallës është pranuar, ndërkohë që këtë lajm e ka dhënë “Pamfleti” disa ditë më parë.

Njëherësh ish Kryeprokurori është dhe i penduar i drejtësisë amerikane e cila ka informacionin e bollshëm për korrupsionin, pastrimin e parave, nxjerrjen e parave në rrugë tokësore jashtë vendit dhe mbi të gjitha mbrojtjen e plitikanëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin nga ana e Llallës.

Në këto kushte, Adriatik Llalla pasi është arrestuar për të gjitha këto akuza në Bremen të Gjermanisë, ka kërkuar që në këmbim të mbrojtjes së familjes dhe moskthimit të tij në Shqipëri, nënvizon se është i sëmurë me epilepsi, do të rrëfehet për gjithçka. Dhe ka çfarë të rrëfejë.

Adriatik Llalla ka në dorë dosjen e pasurisë së Sali Berishës dhe familjarëve të tij, pasi nuk ka deklaruar verifikimin saj asnjëherë në raportin përfundimtar.

Por nga ana tjetër kjo nuk e ka penguar Llallën që të mbajë dokumentacionin e plotë mbi këtë verifikim pasurie të Sali Berishës, dokumente të cilat janë në dorën e drejtësisë gjermane.

Njëherësh të njejtën gjë Llalla sa ishte në krye të Inspektoratit të pasurisë ka bërë dhe me verifikimin e pasurisë së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Por dhe të ministrave, ish ministrave dhe zyrtarëve të lartë e deputetëve të të gjitha forcave politike.

 

Nga ana tjetër Adriatik Llalla ka të gjitha detajet, provat dhe faktet e dosjeve të mëdha në ngarkim të Sali Berishës e familjes së tij përfshirë djalin Shkelzen Berisha dhe vajzën Argita Berisha Malltezi me gjithë dhëndërrin Jamarbër.

Ish kryeprokurori Adriatik Llalla ka dhe dosjet e rënda të krimit, abuzimit dhe maskarallëqeve të Ilir Metës dhe bashkëshortes Monikë, përmes të cilave kanë rrjepur këtë popoull dhe kanë krijuar pasuri marramendëse, të shpërndarë në të katër anët e globit.

Më konkretisht Llalla pritet që të rrëfejë në organet ligjzbatuese gjermane dhe amerikane, do të jenë prezentë dhe ato shqiptare, të gjithë urdhërat me telefon, por dhe në biseda “kokë më kokë” që rezultojnë se i ka regjistruar.

Janë urdhëra dhe porosi që i kanë ardhur nga “mentorët” e tij Berisha dhe Meta, por dhe që kanë komunikuar gjatë gjithë kohës përmes Shkelzen Berishës apo dhe përmes njerëzve të krimit.

Pavarësisht se i ka mbyllur dosjen e “Gërdecit”, “21 janarit”, Rrugës së Kombit, aferës së ryshfetit “700 mijë euro” të koncensioneve dhe përgjimit së bërë nga ish ministri i LSI Dritan Prifti, zhdukjes së ish këshilltarit të ministrit, Eduard Belegu, Adriatik Llalla me statusin e të poenduarit të drejtësisë do të dorëzojë të gjitha provat që kanë ardhur por që nuk janë futur në punë, duke “djegur” përfundimisht Sali Berishën dhe Ilir Metën. Shtuar këtu dhe Bashën.

Bëhet fjalë dhe për dy ekspertizat e ndërmarra nga ana e FBI për 21 janarin dhe përgjimin ndaj Metës, të cilat dhe ato do të përfshihen në këto dosje të mëdha.

Mësohet se Adriatik Llalla përgjatë gjithë këtyre muajve ka kaluar në mënyrë tokësore dokumente pafund në drejtim të Bremenit të Gjermanisë dhe pritet që të dorëzojë te drejtësia gjermane dhe ajo amerikane dhe dosjen e aferës së “CEZ” dhe “DIA”, por dhe të gjitha provat që disponon për trafikun e 80 kilogramëve kokainë me Kolumbinë vite më parë dhe përse kishte “mbyllur” njërin sy kur ish kreu i Krimeve të rënda Besim Hajdarmataj vetëm e kishte lajmëruar se  do ta mbyllte hetimin, duke thënë se kishte urdhër nga lart.

Në prokurori më i larti ka qënë Adriatik Llalla, çka nënkupton se ish kryeprokurori do të flaë për urdhërin e Berishës dhe Metës që të mbyllin dosjen e Arbër Kuliçit-Çekajt disa vite më parë.

Njëherësh Llalla pritet të rrëfehet para drejtësisë gjermane dhe asaj amerikane dhe për abuzimet e ministrave, ish ministrave dhe të mazhorancës së majtë.

Për këtë arësye arrestimi i Adriatik Llallës në Bremen të Gjermanisë ka tronditur politikën shqiptare dhe kokat e politikës të lidhur me krimin, ku në krye janë Sali Berisha me familjen e tij politike dhe biologjike dhe Ilir Meta po me familjen e tij politike dhe biologjike.

Aq tronditje e madhe është arrestimi i ish kryeprokurorit Llalla në Gjermani nga autoritet ligjzbatuese gjermane, sa nuk ka mundur ta mbajë përbrenda as Shkelzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha.

I cili përmes portalit të tij ka sulmuar “Pamfletin”, pa i përmendur emrin, ku në emër të Adriatik Llallës ka tentuar të përgënjeshtrojë lajmin e dhënë nga portali ynë.

“Një ueb sapo ka publikuar një lajm të fundit me burimet e tij, që pretendon se Adriatik Llalla është arrestuar në Gjermani sot.

Ndërkohë që ish-kryeprokurori Llalla me datë 19 maj ka udhëtuar drejt Shqipërisë së bashku me dy femijët e tij të cilët studiojnë në Gjermani.

Ish-kryeprokurori në këto momente konfirmon se nuk është në Gjermani, jo e jo i arrestuar”, shkruan portali i Zenit.

Sikur Llalla të ishte në Shqipëri dhe të mos ishte arrestuar, tani do të kishte përfunduar intervistën e tretë në tre televizonet e lajmeve në Shqipëri, për të treguar se është jashtë burgut.

Apo dhe nëse është në Gjermani por jashtë burgut, një telefonate në lidhje direkte do ta kishte bërë me një studio lajmesh, sepse është hall burgu.

Por Adriatik Llalla tashmë është arrestuar dhe ndodhet në duart e organeve ligjzbatuese gjermane dhe amerikane, dhe po trajtohet si i penduar i drejtësisë.

Arrestimi i Adriatik Llallës është fillimi i “katharsisit” të vërtetë të politikës shqiptare dhe rithemelimit të kësaj politike, pas nxjerrjes nga skena të “dinosaurëve të politikës”, të partive të vjetra dhe të reja politike që vetëm e kanë mashtruar këtë popull.

Njëherësh me investimin e drejtëpërdrejtë të partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE pritet të pastrohet politika dhe drejtësia nga njerëzit e krimit, shërbimi i vetëm ndaj të cilëve do të jetë krijimi i kushteve normale në burgun e sigurisë së lartë.

Adriatik Llalla, ish kryeprokurori shqiptar i “penduari” në duart e amerikanëve dhe gjermanëve është një minë me “sahat” për të gjithë të korruptuarit e kupolës politike në Shqipëri, por dhe një shpresë për qytetarët shqiptarë që më në fund po besojnë se do të bëhet drejtësi në këtë vend./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com