Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Kuçovë për turin e llogaridhënies publike. Si gjithmonë nuk munguan as batutat me tij dhe banorëve që shprehnin shqetësimet e tyre.
Një i moshuar u ankua për aktivitetin e tij, për të cilin administrate kishte humbur certifikatën e pronës.
Gjatë fjalës së tij, ai i kërkoi kryeministrit t’i lexonte Skëndërbeun, por kreu i qeverisë ia ktheu me shaka: “Rri se me atë merret Elisa Spiropali”.
Banori: Janë shëndoshur shumë ata të administratës. prona ime është kështu kam një aktivitet me vendim gjykate e kam fituar, nuk bëhet certifikimi i pronës , se ka humbur një dokument në zyrën e regjistrimit, ç’faj kam unë.
Rama: Mirë, që të sqarohemi…
Banori: Ja prit të të lexoj dhe Skënderbeun..
Rama: Jo, jo rri se me atë merret Elisa Spiropali